Situata e sigurisë në Malishevë, e qetë

03 qershor 2021 | 15:10

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e nënkryetarit të kësaj komune, Hajdin Berisha, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është bërë vlerësimi i situatës së sigurisë së përgjithshme në Malishevë.

KKSB-ja e ka vlerësuar të qetë e stabile situatën e sigurisë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Në këtë takim, nënkryetari i komunës Hajdin Berisha i ka njoftuar anëtarët e KKSB-së edhe me gjendjen e pandemisë dhe menaxhimin e saj.

Ai ka thënë se aktualisht situata me pandeminë në këtë komunë është e qëndrueshme, duke theksuar se situata vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet mirë.

Po ashtu në këtë mbledhje u tha se edhe situata me Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) është duke u menaxhuar mirë.

Sipas zyrtarëve komunalë momentalisht nuk ka raste të infektimit me virusin e EHKK-së, si dhe kanë theksuar se është duke vazhduar dezinsektimi  i zonave endemike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin…