Kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

03 qershor 2021 | 15:53

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKShPK-së, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. Java e ardhshme parashihet mot  me reshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha e Anglisë do të presë presidentin amerikan, Joe Biden…