Netanyahu synon ta bllokojë formimin e qeverisë: Ata janë të rrezikshëm

03 qershor 2021 | 15:59

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar koalicionin e formuar nga partitë opozitare, i cili pritet ta dërgojë në opozitë shefin e qeverisë pas 12 vjetëve në pushtet.

Netanyahu u ka bërë thirrje deputetëve të krahut të djathtë që ta bllokojnë ardhjen në pushtet të këtij koalicioni, shkruan “BBC”.

Tetë parti opozitare kanë arritur marrëveshje në orët e vona të së mërkurës për të punuar së bashku që ta formojnë qeverinë e re. Megjithatë, këto parti kanë nevojë për votat e deputetëve për të ardhur në pushtet.

Në komentet e tij të para që nga njoftimi për formimin e koalicionit nga partitë opozitare, Netanyahu u ka bërë thirrje deputetëve që janë zgjedhur me votat e së djathtës që ta kundërshtojnë koalicionin.

Ai ka thënë se këto parti janë majtiste dhe të rrezikshme. Më parë, ai ka thënë se qeveria e re e propozuar është mashtrimi i shekullit dhe se ajo i rrezikon shtetin dhe popullin e Izraelit.

Koalicioni i partive opozitare është formuar nga Yair Lapid, kryetar i partisë Yesh Atid. Në këtë koalicion është përfshirë për herë të parë edhe Lista e Bashkuar Arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e…