Konjufca njofton deputetët austriakë për punën e Kuvendit

03 qershor 2021 | 16:21

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim një delegacion të Parlamentit të Austrisë të kryesuar nga deputetët Martin Engelberg e Carmen Jeitler Cincelli dhe shoqëruesit Kevin Kaiser, Danielle Spera e George Hans Jeitler.

Deputetët austriak konfirmuan gatishmërinë e Republikës së Austrisë, në veçanti të Parlamentit austriak, për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë në mes të dy shteteve.

Konjufca i ka njoftuar deputetët austriak lidhur me konstituimin  e Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Duke folur për fusha konkrete të bashkëpunimit, Konjufca ka veçuar miratimin e vazhdimit të programit të Kuvendit për edukimin qytetar të themeluar dhe mbështetur nga parlamenti austriak, i cili është projekt për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të të cilit ata fitojnë njohuri mbi demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.

Në takim është vlerësuar lart puna e deritashme e grupeve të miqësisë ndërparlamanetare dhe u shtrua nevoja e avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) ka bërë shpërndarjen e certifikatave…