Lekaj: Opozita duhet ta refuzojë ftesën për pjesëmarrje në dialog me Serbinë

03 qershor 2021 | 17:13

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë përjashtuar opozitën nga çdo lloj konsultimi gjatë procesit të formimit të institucioneve.

Dhe në ketë drejtim, Lekaj ka pohuar se opozita duhet ta refuzojë çfarëdo ftese apo pjesëmarrje që ka për qëllim dialogun me Serbinë.

“Jo. Opozita duhet ta refuzojë çfarëdo ftese apo pjesëmarrje që ka për qëllim dialogun me Serbinë, sepse si presidentja si kryeministri kanë përjashtuar opozitën nga çdo lloj konsultimi procesit të formimit të institucioneve dhe gjatë kësaj kohe ata tashmë e kanë të qartë rrugën e tyre. Ata kanë zgjedhur që të udhëheqin të vetëm dhe e kanë shndërruar Kosovën në vend monist, andaj të vetëm t’i udhëheqin edhe bisedimet me Serbinë”, ka thënë Lekaj për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka deklaruar se opozita do ta monitorojmë dialogun në parlament.

“Ne do të monitorojmë dialogun në parlament. I dimë premtimet e z. Kurtit që i ka premtuar në fushatë, që nuk do këtë Zajednicë dhe nuk do këtë ndarje të Kosovës. Nga këto premtime nuk do të lejojmë që të devijon”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka…