“Për punësimet familjare”, Syla: Albin Kurti krejt janë duke qeshur me ty

03 qershor 2021 | 20:38

Gazetari Valon Syla ka thënë se të gjithë po qeshin me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e punësimeve familjare.

Sot në Kuvendin e Kosovës u ngrit çështja e punësimeve familjare nga ana e VV-së për të cilat u kërkuar llogari nga Kurti.

Kryeministri Albin Kurti e ka marrë fjalën në Kuvend për t’u përpjekur që ta arsyetojë angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve të zyrtarëve të LVV-së në institucionet shtetërore. Gjersa kryeministri ka thënë se të emëruarit janë profesionistë e të përgatitur, deputetët e Kuvendit nisën të qeshnin, ndërsa kreu i Qeverisë vazhdonte të thoshte se me angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve nuk kanë bërë asnjë shkelje, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se ata që u angazhuan në institucione si të afërm, janë të përgatitur e profesional, ndërsa tha se vendimmarrja përmes mbiemrave të farefisit apo punësimi familjar nuk janë vlera të qeverisjes së mirë.

E Syla ka komentuar këto zhvillime.

“Albin Kurti janë tu kesh me ty krejt për punësimet familjare. Veç po shujnë se presin me çnuk najsend prej 50.3%. Kur e marrin vesh, që s’ka vend mo, ku mi shti nëpër puna… Të shpallin Palaqo, qysh je”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Vigan Qorrolli duket se do të marrë e mjaftueshme…