Mirë se vini! Rrugë të mbarë!

03 qershor 2021 | 22:25

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka përuruar sinjalistikën rrugore për të gjithë qytetarët Ferizajas dhe vizitorët që frekuentojnë këtë qytet.

Tani në çdo hyrje dhe dalje të qytetit do të jepen mesazhet e mirëseardhjes dhe rrugës së mbarë si dhe kujdesi i shtuar në trafik, për qytetarët e saj.

Ferizaj është ndër komunat e vetme në Kosovë që ka marrë pamje evropiane me një infrastrukturë të jashtëzakonshme.

“Mirësevini! Rrugë të mbarë! Dhe mesazhe tjera këshilluese për sigurinë në trafik do t’i shfaqen gjithë ferizajasve e vizitorëve që frekuentojnë hyrje-daljet e qytetit, me ekranet njoftuese që vendosëm, për t’i shndërruar tërësisht, siç meritojnë hyrje-daljet e një qyteti, me patjetër, me këtë  risi në sinjalistikën rrugore të Ferizajt”, ka shkruar Aliu ndër tjera në profilin e tij në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte vaksina e parë që u prodhua për të mposhtur…