AAK-ja kërkon faljen e gjobave

04 qershor 2021 | 11:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka thirrur në interpelancë ministrin e  Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka kërkuar që këto gjoba të falen si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

Ai ka thënë se gjendja me koronavirus tashmë është nën kontroll.

“Po e nisi fjalën duke thënë që për të gjithë ne është shume e qartë që gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin nga Ligji për menaxhimin e pandemisë. Meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll, kemi hyrë në një fazë ku përveç shëndetit të qytetarëve duhet të mendojmë edhe për dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se është e rëndësishme se si vendi i qaset efekteve të dëmshme që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

“Është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve në fazën afatshkurtër por edhe në baza të përditshme. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese t’i shlyejnë këto borxhe,. Disa rrezikojnë mbylljen e plotë.  E dyta është rritja e shkallës së papunësisë. Shumë biznese nuk po mund që të operojnë në mënyrën e njëjtë tek të punësuarit”, ka thënë ai, duke shtuar se nga fillimi këto gjoba nuk kanë qenë të projektuara që ta rrisin buxhetin.

“Rrezikon edhe të hyrat individuale dhe familjare të atyre që e humbin punën. Gjobat nuk kanë qenë të projektuara për të rritur buxhetin”.

“Kërkojë nga ju sot që  të mbështesni iniciativën e AAK-së për faljen e gjobave të pandemisë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës dje ka pranuar konfirmimin zyrtar për…