USAID-i, njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën
04 qershor 2021
| 11:27
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në Kosovë, Lisa Magno me bashkëpunëtorët e saj.
Drejtoresha Magno, pasi uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, ka konfirmuar gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për vendin tonë.
Konjufca ka falënderuar Magnon për përkrahjen amerikane dhe ka theksuar se USAID-i është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën.
Ai po ashtu u zotua për vazhdimin dhe thellimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.