Mustafa: Qeveria pagoi 11 milionë euro për rrymën në veri, por s’po i fal gjobat e pandemisë për qytetarët

04 qershor 2021 | 11:26

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se qeveria është duke hezituar t’i fal gjobat e pandemisë për qytetarët, por sipas tij pa menduar dy herë ka paguar rrymën në katër komunat në veri.

“Si është e mundur që kjo qeveri pa menduar dy herë paguan 11 milionë euro për rrymën e papaguar në  katër komunat në veri kurse pa menduar dy herë heziton të falë gjobat e pandemisë për 34 komunat e tjera të Kosovës. Ministri sigurisht deklaron që faturat në veri janë falur nga Kuvendi dhe jo nga qeveria, shpresoj që në këtë seancë ministri të mos bëjë këso shaka të lezetshme”, ka thënë Mustafa gjatë interpelancës së ministrit Hekuran Murati për këtë çështje.

Më tutje, Mustafa është shprehur qeveria duhet të falë gjobat për bizneset dhe ato të pandemisë për qytetarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjentët e Guardia Di Fiananca dhe punonjësit e Agjencisë së…