Zyrtarja e NATO-s: KFOR-i mbetet në Kosovë për aq kohë sa ka nevojë

04 qershor 2021 | 15:12

Ndihmëssekretarja e përgjithshme e NATO-s për diplomacinë publike, Baiba Brazhe, ka thënë të premten se misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë dhe do të veprojë në përputhje me dispozitat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar 1244 për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Në një fjalim përmes një videoje në konferencën “Serbia dhe NATO – Partneriteti për të ardhmen”, ajo ka theksuar se “do të ishte rastësi për aq kohë sa do të ishte e nevojshme “, duke kujtuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë takimit të tij të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Konferenca është organizuar nga Këshilli i politikës strategjike në bashkëpunim me ambasadën bullgare si një vend kontakti për marrëdhëniet Serbi-NATO, raporton “N1”.

Brazhe ka thënë se NATO-ja mbështet plotësisht dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së, duke shtuar se “Vuçiqi riafirmoi angazhimin e tij për dialogun”.

Ajo  ka thënë se NATO-ja kishte qenë gjithmonë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe tha se asnjë vizion i paqes dhe sigurisë në rajonin euroatlantik nuk mund të ekzistonte pa paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Brazhe ka thënë se shumica e vendeve në rajon ishin anëtare të NATO-s, por sipas saj disa vende, si Serbia, kishin marrë një vendim tjetër dhe Aleanca e respektoi atë, duke shtuar se vendi ishte një partner i respektuar dhe jetik i Aleancës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë…