Elefantët “shëtitën” në qytetin e madh kinez

06 qershor 2021 | 13:21

Një tufë me 15 elefantësh të egër aziatikë vazhdojnë të qarkullojnë në periferi të qytetit jugperëndimor kinez të Kunming, thanë autoritetet lokale të dielën.

Tufa përshkoi edhe 12.1 km të tjera në harkun e 24 orëve, nga 3:10 pasdite e të shtunës, për të arritur në Qytezën Autonome Xiyang Yi në Rrethin Jinning të Kunming, tha komanda që po ndjek elefantët.

Komanda lëshoi të shtunën 14 dronë për të gjurmuar tufën dhe mobilizoi 510 njerëz dhe mbi 110 automjete për të bllokuar rrugët dhe për të drejtuar migrimin drejt jugperëndimit.

Elefantët udhëtuan afërsisht 500 km nga shtëpia e tyre pyjore në Prefekturën Autonome Xishuangbanna Dai përpara se të arrinin Kunming, kryeqyteti i provincës së Yunnan, të mërkurën në mbrëmje.

Sipas regjistrimit të fundit, Kunming ka një popullsi prej 8.46 milion banorë.

Për më shumë se një muaj, autoritetet kanë dërguar policinë për të shoqëruar tufën, rrugët janë evakuuar për të lehtësuar kalimin e tyre dhe kanë përdorur ushqim për t’i shpërqendruar ata nga hyrja në zona të populluara.

Elefantët aziatikë janë nën mbrojtjen e nivelit A në Kinë, ku gjenden më së shumti në Yunnan.

Falë mbrojtjes së shtuar, popullata e elefantëve të egër në provincë është rritur në rreth 300, nga 193 që ishin në vitin 1980.

Tufa e elefantëve vazhdon "shëtitjen" në qytetin e madh

Tufa e elefantëve vazhdon "shëtitjen" në qytetin e madh

Tufa e elefantëve vazhdon "shëtitjen" në qytetin e madh

Tufa e elefantëve vazhdon "shëtitjen" në qytetin e madh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Besnik…