Italia e dyta në Evropë për vaksinim

06 qershor 2021 | 16:54

Me 600 mijë vaksina të administruara vetëm gjatë kësaj jave deri më tani, Italia është renditur në vendin e dytë në Evropë për vaksinimet. “Tgcom24” raporton se numri i dozave të administruara në total ka kaluar tashmë pragun 37 milionë.

Vaksinat e para për të pastrehët do të fillojnë këtë javë. Do të jenë shoqatat që do të merren me vaksinimin e tyre për t’u përpjekur të arrijnë sa më shumë të jetë e mundur.

Administratat do të fillojnë në disa konvikte në qytetin e Milanos, pasi Agjencia Rajonale e Emergjencave Rajonale ka bërë inspektimet e para në disa objekte për të identifikuar hapësirat e nevojshme, në veçanti zonën e pritjes pas vaksinimit ashtu si atë para-vaksinimit me përcaktimin e flukseve.

Italia renditet menjëherë pas Gjermanisë dhe përpara Francës dhe Spanjës duke ia atribuuar këtë sukses pjesërisht rritjes së numrit të qendrave të vaksinimit. 800 qendra të reja do të hapen gjithashtu gradualisht në javët e ardhshme.

Sipas shifrave të botuara në faqen e qeverisë italiane, 12,7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht ose 23,48% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç. Ndërkohë Lombardia, zona më e goditur e Italisë nga COVID-19 është pranë imunitetit të tufës. Sipas Letizia Moratti nënkryetarja e rajonit , tanimë Lombardia po i afrohet 70% e popullsisë së vaksinuar. Një përqindje që do të nënkuptonte arritjen e imunitetit të komunitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Diego Pablo Simeone pritet të nënshkruajë një kontratë të…