Katër të vdekur në aksidentin në Ferizaj, një grua në gjendje të rëndë

06 qershor 2021 | 17:19

Katër persona kanë vdekur dhe një është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u përfshin dy automjete civile të udhëtarëve.

Personi i lënduar, sipas njoftimit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet e policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi me anë të një postimi…