Molliqaj: Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla është një vegël

06 qershor 2021 | 22:17

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me rastin e ish-kryetarit të OVLUÇK-së, Faik Fazliut, konkretisht ndaj deklaratës së ministrit të Puneve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se deklaratës së Sveçlës “kundër të fortëve”, i duhen dy asocime për ta zbardhur: të fortët – komandantët abuzues; komandantët – UÇK-ja.

“Ky është gjykim politik, dhe gjykim skandaloz. Gatishmëria e tillë e policisë ushqehet nga deklaratat e tilla abuzive, që dërgojnë pastaj në sjellje abuzive. Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla është një vegël, edhe ai po e ushqen një klime hakmarrjeje që nuk ka qëllime drejtësie për njerëzit, por propagandë për pushtetin”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i tij:

Nuk e pamë asnjëherë policinë e Kosovës të reagojë ndaj personave të veshur me pushtet politik dhe ekonomik. Nuk pamë asnjëherë policinë të reagoj në kohë dhe si duhet kur gratë vriten e dhunohen nga burrat. Kemi parë sjellje të policisë duke keqpërdorur pushtetin e tyre edhe brenda stacionit. Është abuzuar edhe me autorizimet policore të pandemisë. Policia ka ushtruar dhunë edhe ndaj aktivistëve politik.

Në anën tjetër, deklaratës së Sveçlës “kundër të fortëve”, i duhen dy asocime për ta zbardhur: të fortët – komandantët abuzues; komandantët – UÇK-ja. Ky është gjykim politik, dhe gjykim skandaloz. Gatishmëria e tillë e policisë ushqehet nga deklaratat e tilla abuzive, që dërgojnë pastaj në sjellje abuzive.

Ministrit nuk i mjaftoi sulmi që qartazi ishte veprim për përdhosjen e dinjitetit. Ai nuk kërkoi as minimumin që i takon një ministri të brendshëm në demokraci, hetim të hollësishëm nga IPK.

Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla është një vegël, edhe ai po e ushqen një klime hakmarrjeje që nuk ka qëllime drejtësie për njerëzit, por propagandë për pushtetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Privatizimit të Kosovës, ka njoftuar se është…