Specializantët me vetfinancim nesër mbajnë protestë, kërkojnë paga të rregullta

06 qershor 2021 | 22:49

Specializantët me vetfinancim të hënën mbajnë protestë, kërkojnë paga të rregullta

Mjekët e rinj që kanë fituar të drejtën për specializim në konkursin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në kategorinë me vetfinancim, po kërkojnë të përfshihen në paga të rregullta.

Lidhur me këtë ata nesër do të protestojnë në orën 11:00 para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë,  ka nënshkruar kontrata me këtë grup të specializantëve për subvencione deri në muajin tetor të këtij viti. Por mjekët e rinj po kërkojnë të paguhen rregullisht.

“Specializantë që filluan punën vitin e kaluar protestojnë para MSh-së, duke kërkuar paga të rregullta”, thuhet në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksidentit tragjik në Ferizaj ku humbën jetën katër anëtarë…