Vritet biznesmeni 40 vjeçar në Sarandë!

06 qershor 2021 | 23:17

Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Sarandë! Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Mema ishte pronar i një lokali me qira në Sarandë dhje nuk njihej si problematik. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet pranë vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve i cili deri më tani nuk është identifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specializantët me vetfinancim të hënën mbajnë protestë, kërkojnë paga të…