Mot i paqëndrueshëm, sot reshje shiu dhe bubullima

07 qershor 2021 | 08:19

Java e dytë e qershorit nis me mot të paqëndrueshëm, me shi e bubullima.

Reshje të shiut do të na shoqërojnë edhe sot që nga orët e mëngjesit, derisa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë. “Gjatë ditës pritet të ketë edhe shtrëngata shiu, e vende-vende reshjet vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 21 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas parashikimeve të fundit, këto kushte me mot të paqëndrueshëm me shi e bubullima mbeten edhe ditëve të fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të…