Vetaksident në Mitrovicë, lëndohen tre persona

07 qershor 2021 | 08:39

Sot në mëngjes ka ndodhur një vetaksident trafiku në lagjen Bair të Mitrovicës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa vetura shihet të jetë dëmtuar shumë.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit lokal “Jepi zë”, se shoferi ka humbur kontrollit, duke u ndeshur me automjetet e parkuara.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se 3 persona janë lënduar.

Ndryshe dje ishte ditë e kobshme për vendin, pasi vdiqen pesë qytetarë dhe u lënduan të tjerë në aksidente trafiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të…