![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/6B3B0D91-A9FD-46FD-89A2-A5A43C8987AA.png)
Arrestohet një person në Prishtinë dhe konfiskohen 2.5 kilogramë kokainë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë për kontrabandë me narkotik.
Sveçla përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se aksioni i policisë u realizua në koordinim të plotë me policinë gjermane, ku u konfiskuan edhe 2.5 kilogramë kokainë, armë dhe fishekë.
“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla.
Ministri i Brendshëm më tej ka theksuar se mbeten të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar.