Gjyqtarët e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen Austri U21 – Estoni U21 

07 qershor 2021 | 10:08

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën është deleguar për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023 për U21, ndërmjet Austrisë dhe Estonisë.

Pasi ditë më parë gjyqtarët kosovarë ndanë drejtësinë në ndeshjet miqësore të kombëtareve A, Turqi – Azerbajxhan dhe Maqedoni e Veriut – Slloveni, tani gjyqtarët Genc Nuza kryesor, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj anësor dhe Besfort Kasumi gjyqtar i katërt, do të jenë në ndeshjen e Grupit A të kualifikimeve për Evropianin U21, që zhvillohet të martën, në “Keine Sorgen Arena” në Ried-innkreis.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e Prishtinës sot do të mbetet pa ujë…