Pamje shumë të rënda: Shoferi godet me veturë dhjetëra këmbësorë në zebra, pesë të vdekur (Video)

07 qershor 2021 | 23:07

Pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidentimi nga një veturë, që po vinte me shpejtësi në drejtim të këmbësorëve që po kalonin zebrat.

Siç bëjnë të ditur mediet e huaja, ngjarja ka ndodhur në Verilindje të Kinës, teksa autoritetet kineze kanë konfirmuar vdekjen e 5 personave.

Katër prej tyre vdiqën në vendin e ngjarjes dhe një tjetër u konfirmua i vdekur pasi u dërgua në spital.

Pesë të tjerët që pësuan lëndime po marrin trajtim mjekësor.

Forcat policore kanë arritur ta arrestojnë shoferin, për të cilin kanë konstatuar se nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

/Gazeta Express/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda të vrasjes së…