Trumpi i veshi pantallonat mbrapsht? Ja videoja që po bën xhiron në rrjetet sociale

08 qershor 2021 | 10:58

Prej dy ditësh në internet qarkullon një video e ish-presidentit të ShBA-ve Donald Trump.

Ish-presidenti u bë lajmi numër një në SHBA, jo përmes fjalëve të tij në Kongresin Shtetëror të Partisë Republikane, por për shkak të pantallonave të tij.

Ose më konkretisht, për shkak të rrudhave të pazakonta në pantallonat e Trumpit që njerëzit u munduan t’i shpjegonin.

Përqendrimi te veshja e Trumpit la në hije fjalimin e tij të shtunën, ndërsa njerëzit shtronin një pyetje: “A ka mundësi që ish-udhëheqësi i botës së lirë t’i veshë së prapthi pantallonat?”

“Jo, Trump nuk i veshi pantallonat mbrapsht”, ka deklaruar stafi i Snopes, sajti i verifikimit të fakteve në SHBA, pasi shqyrtoi 90 minuta filmime nga kjo ngjarje.

Videon mund ta shikoni në minutën e parë, nga sekonda e 43…

https://youtu.be/HP5pv5TuV98

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Donnarumma prej 1 korrikut mund t’i bashkohet çdo klubi,…