Çfarë po ndodh me Feronikelin, largohet edhe Hoti

08 qershor 2021 | 13:50

Askush nuk mund të shpjegojë atë se çfarë po ndodh me skuadrën e Feronikelit.

shumë prej futbollistëve të përbërjes së parë janë larguar tashme nga ky klub, derisa i fundit është Mendurim Hoti. “Për këto shtatë vite u rritem bashkë, fituam shumë tituj me të cilët i bëmë krenar ata që na përkrahen në çdo kohë”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Faleminderit klubit të Feronikelit, presidentit dhe trajnerëve per ngrohtësine e dhënë për  7 vite bashkëpunim.

Së bashku kaluam shume minuta, kohe të bukura e kujtime të pa harrueshme të cilat u gdhendën për të qëndruar gjithmone në memorien e secilit prej nesh.

Për këto 7 vite u rritem bashke, fituam shumë tituj me të cilët i bëmë krenar ata që na perkrahen në qdo kohe.

Faleminderit “Tigrat e zi” që ishit aty për mua , për ne të gjithëve për të na përkrahur.
Faleminderit bashkëlojtareve dhe secilit pjestarë të klubit për ngrohtësine, mirësjelljen dhe bashkëpunimin që kishim.

Faleminderit të gjithë juve që keni besuar dhe në një menyre apo tjetrën keni qendruar gjithmonë prane meje.
Historia do të na bashkojë gjithmone.
Nje pjesë e imja do të jetë përhere me ju!
Me shume respekt:M.H

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë,…