Notarët e Kosovës, pa flamur si notarët e tjerë

07 maj 2018 | 17:07

Kombëtarja e Kosovës në not ka garuar në fundjavë në kampionatin ballkanik për juniorë, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Organizatori nuk kishte lejuar Kosovën të paraqitet me flamur, me arsyetimin se Bosnja e Hercegovina nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, derisa Federata e Notit e Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, kishin vendosur që të tërhiqen nga kampionati. Për të gjetur një zgjidhje, organizatori vendosi që asnjë kombëtare të mos paraqitet me flamur, për çka edhe Federata e Notit të Kosovës pranoi të garojë. Rezultatet më të mira nga garuesit tanë i patën: Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu, të cilët zunë vendet 13 dhe 14 nga 17 garues në disiplinën 200 metra stil i lirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Programin e Pagesave Direkte 2018, për të cilin janë…