Llapi prezanton transferin e radhës

08 qershor 2021 | 16:39

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, KF Lllapi është përforcuar me mesfushorin Ardit Demiri. Ky i fundit ishte pjesë e Dritës nga Tetova.

“Ardit Demiri është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Mesfushori me tipare defensive i bashkohet skuadrës në përgatitjet për garat evropiane si dhe ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e skuadrës llapjane, raporton “Epoka e re”.

May be an image of 22 njerëz dhe people standing

Njoftimi i KF Llapi pa ndërhyrje:

Mirësevjen Ardit Demiri!

20 vjeçari është mesfushor defanziv dhe vie nga skuadra e Dritës nga Tetova!

Podujevë, 8 qershor 2021 – Ardit Demiri është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Mesfushori me tiparre defanzive i bashkohet skuadrës në përgatitjet për garat evropiane si dhe ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin.
Ardit Demiri, 20 vjeç, i lindur më 22.01.2001 në Tetovë, i gjatë 1.76 cm. Ish reprezentues i Maqedonisë në grupmoshat U-16 dhe U-19. Karrierën e ka filluar tek skuadra e madhe shqiptare, Shkëndija e Tetovës, ndërsa ishte pjesë edhe e Renovës dhe së fundmi Dritës së Tetovës.
KF Shkëndija (2011-2019) – 8 edicione
KF Renova (2019/20)
KF Drita Tetovë (2020/21) – 23 ndeshje, 1 gol

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
09.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…