Llapi zhvillon miqësore ndaj Prishtinës

08 qershor 2021 | 20:30

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Llapi, do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës. Miqësorja e dy skuadrave që e përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare do të zhvillohet të shtunën në Gjakovë.

“Fituesi i titullit kampion, FC Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, KF Llapi, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare, të shtunën më 12 qershor në orën 17:30 në stadiumin e qytetit në Gjakovë zhvillojnë ndeshje miqësore”, thuhet në njoftimin e Llapit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emanuel Macron ka reaguar për herë të parë…