![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/haradinaj-2.jpg)
Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haradinaj: Në kohërat më të vështira ishim bashkë
Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Ali Avdijaj. Me këtë rast, kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me bacin Ali kanë qenë bashkë në kohët më të vështira.
“Lamtumirë baci Ali! Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij. Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe. Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Për vdekjen e bacit Ali ka shkruar edhe Daut Haradinaj, i cili ka vlerësuar lartë kontributin e tij për lirinë e Kosovës.
“Para pak ditësh u takuam por nuk e besova që do të jetë takimi jonë i fundit, miku im Ali. Jeta të ballafaqoi me shumë sfida. Si gjatë luftës, duke udhëhequr fshatin Gramaqel, por edhe pas përfundimit të luftës, me betejën e dytë, për ta shpëtuar djalin që e kishe rob të Serbisë. Po i bashkohesh burrave që i kishe krah gjatë luftës, e mbrapa po e len Muhametin e miq të tjerë, për të rrugëtuar në hapat tuaj.U prehsh në paqe, miku im Ali Avdijaj!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.