Bledi Çuçi viziton kompaninë turke që do prodhojë dronët e tekonologjisë së lartë për Shqipërinë

09 qershor 2021 | 12:03

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka ndarë foto gjatë vizitës së tij në Turqi në kompaninë e prodhimit të dronëve që do të sillen në Shqipëri për kontrollin urban dhe mbrojtjen e territorit. Ai shkruan se shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë efektivitetin e punës dhe strukturave të tjera për të parandaluar fenomenet e paligjshme.

“Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit. Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen.

Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve”, ka shkruar Çuçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut…