Urdhri i Joe Bidenit, Çitaku tregon arsyet e mospërfshirjes së planit të Ahtisaarit

09 qershor 2021 | 11:55

Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka komentuar rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për ndalim-hyrjen e zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor që nuk respektojnë marrëveshjet ose kërcënojnë sigurinë.

Ajo ka thënë se ky urdhër ekziston nga viti 2001 dhe presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë.

Çitaku në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar arsyet që sipas saj në urdhrin e Bidenit nuk është përfshirë marrëveshja e Ahtisaarit.

“Diçka për urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden. Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001 (është amandamentuar ndërkohë) Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish-presidenti Bush. Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespës dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë (ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite). Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e presidentit Ahtisaari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve serb hyrjen në ShBA”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka njoftuar se ka ekzekutuar pagat për…