![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/varane.jpg)
Reali detyrohet ta nxjerrë në shitje Varanen
09 qershor 2021
| 11:57
Mbrojtësi Raphael Varane është gjithnjë e më afër largimit nga Real Madridi. “AS” zbulon se francezi ka refuzuar disa propozime nga ana e klubit dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.
Në këto kushte Real Madridi është detyruar ta nxjerrë në merkato mbrojtësin dhe të shpresojë nga shitja e tij me çmim të arsyeshëm. Lajmi i fundit është se tashmë Reali ka bërë me dije te klubet e tjera se është gati të dëgjojë oferta për Varane.
Kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo është mundësia e fundit për të nxjerrë para nga shitja e tij.