Pandeli Majko bën publike votën për shkarkimin e presidentit Meta

09 qershor 2021 | 13:23

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka treguar në Kuvend arsyet që e bënë të ndërrojë mendje për qëndrimin në raport me kërkesën e socialistëve për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Majko ka thënë se Meta ka qenë pjesë e PS-së, por sot gjykohet për shkelje të Kushtetutës.

Duke deklaruar votën pro shkarkimit, ai theksoi se për të tjerat do të gjykojë koha dhe ajo që do të vijë.

“Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. Ai është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit shqiptar. Në fillim kam qenë kundër kur është bërë nisma e parë por tani jam i bindur për veprimet e presidentit. Pavarësisht problemeve personale, në marrëdhënie me procesin zgjedhor dhe partnerin tonë SHBA askush nuk i ka askujt borxh. Them më mirë të të urojnë për atë që je se sa të të duan për atë që nuk je. Vota pro shkarkimit më rëndon shumë por në thelb ka të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona. Kur është miratuar kushtetuta, ligjvënësit e kanë pasur të qartë momentin e shkarkimit të presidentit. Ne prodhojmë një akt që do kalojë në filtrat e juristëve më me përvojë. Do votoj pro shkarkimit. Për të tjerat të na gjykojë koha dhe ajo që do të vijë”, ka deklaruar Majko.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një…