Ballkani me një javë vonesë njofton për largimin e Avni Bytyçit

10 qershor 2021 | 12:26

Një javë me herët “Epoka e re” raportoi se drejtori sportiv i FC Ballkanit, Avni Bytyçi është larguar nga kjo skuadër. Ndërsa sot këtë lajm e konfirmoi edhe vet klubi suharekas në  faqen zyrtare.

Drejtori Avni Bytyçi largohet nga Ballkani

“Drejtori sportiv Avni Bytyqi ka vendosur qe të tërhiqet nga detyra duke lënë kështu një zbrazëti, si dhe gjurmë të thellë në ngritjen e kapaciteteve të klubit tonë. Kryesia pas analizimit të dorëheqjes së tij ka analizuar dhe ka aprovuar vullnetin e tij. Avniun ndër te tjera posaçërisht e falënderojmë për kontributin e tij në suksesin e U/19 të cilët për vitin e dytë radhazi u shpallën kampion. Bytyqi  ka qenë, është dhe përherë do të jetë pjesë e klubit”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti duhet të ndërtojnë…