Evertoni interesohet për Benitezin
10 qershor 2021
| 13:11
Ish-trajneri i Interit, Realit të Madridit, Liverpoolit dhe Napolit, Rafa Benitez shihet si teknik i duhur për skuadrën e Evertonit.
Sipas asaj që raporton “Mirror Football”, 61-vjeçari shihet si pasuesi ideal për pankinën e skuadrës nga Liverpooli pas largimit të Carlo Ancelottit në drejtim të Realit të Madridit.
Benitezi e njeh mjaft mirë zonën e Liverpoolit pasi ka trajnuar për 5 sezone klubin me të njëjtin emër ku fitoi dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2005. Vlen të theksohet se trajneri spanjoll ndodhet pa skuadër pas aventurës që pati me skuadrën e Dalian në Kinë.