Zyrtare: Wijnaldum në PSG

10 qershor 2021 | 15:44

Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum, i cili vjen nga Liverpooli si lojtar i lirë. Wijnaldum ka mbetur pa kontratë te Liverpooli dhe nuk ka arritur marrëveshje rinovimi me drejtuesit e Reds, duke bërë shumë klube të interesohen për të.

Megjithatë, klubi francez, PSG ishte më i shpejti dhe më bindësi për të fituar garën për transferimin e Wijnaldumit në “Parc des Princes”. Tashmë, PSG me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe ka konfirmuar holandezin si lojtarin e tyre më të ri.

“Mirësevjen Gini”, është njoftimi i PSG-së i bashkangjitur me një video të shkurt. Klubi francez gjithashtu njofton se marrëveshja me Wijnaldum është trevjeçare dhe zgjatë deri në qershor të 2024.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kida pas bashkëpunimit të saj me Samra nuk i ka…