Kurti nesër raporton në Kuvend për ecurinë e dialogut me Serbinë

10 qershor 2021 | 16:21

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e premte) seancë plenare, në të cilën do të raportojë kryeministri Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Raporti i Kurtit në Kuvend për dialogun vjen në kohën kur është caktuar data për takimin e parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Takimi i parë i Kurtit me Vuçiqin është planifikuar të mbahet më 15 qershor, në Bruksel.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rron Gjinovci i reagon qeverisë pas meshës në kishën ortodokse…