Haradinaj i gëzohet lajmit për Shqipërinë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme

11 qershor 2021 | 23:38

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku mbështet nga 175 vende anëtare të OKB-së nga 190 vende që morën pjesë në votim.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme.

“Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve. Urime!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me duelin Turqi-Itali nisi zyrtarisht Kampionati Europian i Futbollit dhe…