Zgjedhja e Shqipërisë në KS të OKB-së, Hoxhaj: Zërin e Kosovës do ta bëjë më të fortë në Kombet e Bashkuara

11 qershor 2021 | 23:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ka thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovës në KB.

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri ka folur…