MAShT-i merr vendim për kompensimin e tri ditëve të mësimit të humbura gjatë dimrit

08 maj 2018 | 14:52

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e tre ditëve të humbura të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës gjatë dimrit, për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas këtij vendimi, në gjithë nivelin e arsimit parauniversitar, duhet të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit gjatë datave 28.02.2018, 01.03.2018 dhe 02.03.2018.

Në bazë të vendimit të ministrit Bytyqi, të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të informojnë me shkrim MAShT-in për ditët e kompensuara.

Po ashtu, komunat që tashmë i kanë kompensuar këto ditë të humbura të mësimit, duhet të sjellin dëshmi në MAShT për kompensimin e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në basketbollin e pasluftës, Sigal Prishtina është dominonte absolute. Kjo…