100 mijë qytetarë të vaksinuar, a kanë pasur efekte serioze anësore, tregon Vitia

13 qershor 2021 | 12:14

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri tani nga afër 100 mijë qytetarë të vaksinuar, nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësor.

Ai ka theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe ky proces po ecën sipas planit, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën (12 qershor) një rast të vdekjes nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen Covid-19. Viktima është nga Prizreni.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 1.774 mostra dhe janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19.

Nga sëmundja janë shëruar 112 pacientë ndërsa raste aktive janë 531.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,571 pacientë me këtë virus, prej të cilëve 104,791 janë shëruar ndërsa 2,249 kanë vdekur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se…