Thaçi: Gjermania, mbështetëse e rrugëtimit tonë për pavarësi dhe shtetndërtim

08 maj 2018 | 13:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Berlin, për tu takuar nesër me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ai ka thënë se Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Thaçi është zotuar se Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare.

“Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë. Roli i saj në këto procese është përcaktues. Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Hashim Thaçi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Cleveland Cavaliers është finalistja e parë e “play-off”-it…