Tahiri: Kurti ta kundërshtojë asociacionin, ua ka premtuar votuesve
14 qershor 2021
| 12:47
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet ta kundërshtojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Një ditë para takimit të kryeministri Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel, Tahiri ka vlerësuar së kundërshtimin e këtij asociacioni Kurti ua ka premtuar votuesve të tij.
“Kryeministri Kurti duhet ta kundërshtoj Asociacionin ne Bruksel, sepse iu ka premtuar votuesve që e sollën në pushtet!”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në “Facebook”.