![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/fotoo.jpg)
Erikseni falënderon të gjithë me një foto dhe mesazh nga spitali
15 qershor 2021
| 11:03
Federata e Futbollit të Danimarkës ka shpërndarë një foto të Eriksenit nga spitali, i cili po trajtohet pas arrestit kardiak që pësoi në fushë.
Në letër, Eriksen falënderon mbështetësit nga e gjithë bota.
“Përshëndetje për të gjithë, faleminderit për mesazhet e mahnitshme dhe të ëmbla nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time”.
Tutje, Eriksen flet për shëndetin e tij.
“Jam mirë, nën kujdesin e veçantë. Më duhet t’i bëj edhe ca kontrolle në spital, por ndihem mirë.”
Krejt në fund Eriksen inkurajon ekipin e Danimarkës të vazhdojnë lojën e tyre me zell.
“Tani do të bëj tifo për Danimarkën në ndeshjet e radhës. Luani për gjithë Danimarkën. I juaji, Christiani”.