Shkarkimi i Valdete Dakës, Krasniqi: Presidentja Osmani mori rolin e katër institucioneve të tjera

15 qershor 2021 | 11:10

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka reaguar sërish pas shkarkimit të Valdete Dakës dhe emërimit të kryetarit të ri të KQZ-së nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në vendimin për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së, Osmani ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera: Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

“Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i tij i plotë:

Kompetencat e Presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa po mendon Presidentja Osmani-Sadriu. Në vendimin për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, ajo ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera:
1. Gjykatës Kushtetuese, duke i interpretuar vet kriteret për certifikim të kandidatëve për deputetë;
2. Kuvendit, duke vlerësuar punën e KQZ-së;
3. Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke konstatuar shkelje në verifikimin e votuesve jashtë vendit;
4. Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke konstatuar shkeljen e të dhënave personale.
Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura.
Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
EURO 2020 po ndizet dita-ditës dhe sot është një ato…