Reka: Bideni, Kurti dhe Vuçiqi në të njëjtën ditë në Bruksel, çfarë simbolike!

15 qershor 2021 | 11:29

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë “Kurti 1”, Blerim Reka, ka shkruar rreth takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që po mbahet në Bruksel.

Ai ka shkruar për simbolikën që po rastisë që Kurti dhe Vuçiqi të takohet në të njëjtën ditë ku në kryeqendrën evropiane do të jetë edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

“Brukseli sot: BE-së i bëhet një vizitë nga Biden, Kurti dhe Vuçiq. Të gjitha në të njëjtën ditë. Çfarë simbolike!”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…