A qëndron Albin Kurti prapa shkarkimit të Dakës? Kështu përgjigjet ish-kryetarja e KQZ-së

15 qershor 2021 | 11:34

Valdete Daka ka mbajtur një konferencë për medie një ditë pas shkarkimit nga posti i kryetares së KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve se a mendon se prapa shkarkimit të saj, qëndron vendimi për moslejimin e kandidimit të Kurtit dhe të tjerëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, Daka është përgjigj kështu:

“Unë i thash të gjitha në këtë adresim, jeni dëshmitarë të asaj që ka ndodhë prej 22 janarit e tutje, prej atij momenti kur kemi vendosur të zbatojmë aktgjykimin e Kushtetueses, që nga ai moment jam në shënjestër të disa personaliteteve, ju tashmë i dini”.

“Nuk është shumë vështirë me e gjetë porositësin e këtij vendimi, që nga 22 janari kam qenë cak i fushatës, i linçimit, kam qenë target publik për të gjithë ata që kanë konsideru se unë jam duke punuar në kundërshtim me atë se çka kanë menduar se duhet të ndodhë në KQZ”, ka thënë Daka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të…