Drejtori i policisë: Nuk kemi qenë të njoftuar për liturgjinë  

15 qershor 2021 | 11:42

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë me dije se nuk ka qenë të njoftuar për liturgjinë e cila është mbajtur javën e kaluar në kishën ortodokse e cila gjendet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

“Ne nuk kemi qenë të njoftuar fare se do të mbahet ndonjë aktivitet kishtar. Policia nuk e ka këtë objekt në listën e objekteve në të cilat i siguron për 24 orë. Nuk kemi pas njohuri se në këtë vend do të mbahet liturgji”, ka thënë Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për siguri të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zërat mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos janë të shumtë,…