Izraeli heq maskat edhe në ambientet e mbyllura
Izraelitët nuk do të mbajnë më maska në ambientet e mbyllura, një prej masave të fundit në fuqi në shtetin hebre në kuadër të luftës kundër pandemisë.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Chezy Levy, ka thënë se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme duke filluar nga 15 qershori.
Por, personat e pavaksinuar, punonjësit që punojnë në azile dhe në institucionet shëndetësore do tu kërkohet ende të mbajnë maska. Kjo, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit me Covid-19.
Gjithashtu udhëtarët do të jenë të detyruar të mbajnë maska.
Izraeli ka regjistruar 25 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, me vetëm 0.01 për qind të testeve që rezultuan pozitive, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga të gjithë të infektuarit, 29 ishin në gjendje të rëndë. Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave nga Covidi është 6 428.