Reperi ferizajas lanson këngën më të re “COCO”

15 qershor 2021 | 17:14

COCO është emri i këngës më të re të reperit ferizajas, Layon që jeton Gjenevë të Zvicrës.

Për këngëtarin Albijon Hasani, i cili është vetëm 20 vjeçar në publikun e gjerë njihet me emrin e njohur skenik si Layon, vitin e kaluar ka shkruar edhe portali Red Bull në gjuhën frënge në një publikim që i dedikohet këngëve të zhanrit rep në Zvicër të dala në vjeshtë të vitit 2020.

Pandemia nuk i ka ndalur reperët të nxjerrin këngë e videoklipe, shkruan Red Bull. Një karakteristikë e kësaj është se realizimi i videoklipeve ka qenë i vështirë gjatë kësaj kohe.

Siç dihet kohëve të fundit, Kosova është duke u njohur nga njerëzit e muzikës botërore si një vend që nxjerrë talente të jashtëzakonshëm në të gjitha zhanret e muzikës e sidomos në pop muzik dhe rep.

COCO nuk është kënga e para të reperit premtues kosovar me origjinë nga Ferizaj i cili si duket inspirohet nga problematikat sociale të gjeneratës së vetë si braktisja e shkollave, përdorimi i narkotikëve, problemet me familje si dhe vjedhjet që po bëhen çdo ditë e më shumë. Layon është duke u pritur shumë mirë nga publiku frankofon.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në detyrat dhe…