De Bruyne luan ndaj Danimarkës 

16 qershor 2021 | 11:07

Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne, është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, duke rritur shpresat se ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes kundër Danimarkës në Kampionatin Evropian.

De Bruyne nuk ishte në fitoren 3-0 të Belgjikës ndaj Rusisë në Shën Petersburg. 29-vjeçari pësoi frakturë në fytyrë në finalen e Ligës së Kampionëve pas një përplasje me mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger, muajin e kaluar. De Bruyne iu desh ta linte fushën e lojës në minutën e 60 të ndeshjes, të cilën Chelsea e fitoi 1-0.

Federata belge e futbollit zbuloi në një deklaratë se De Bruyne është stërvitur me pjesën tjetër të grupit që nga dita e hënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne, është kthyer në stërvitje…